1 Nëntor 2018 / 15:51
Akuzat e ish shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov, kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski i quan çështje e brendshme e partisë. Duke mos dashur që të përgjigjet në letrën që Mijallkovi i drejtoi Mickoskit pas akuzave që ju bënë menjëherë pas vendimit për largimin e tij nga subjekti, Mickoski shton se VMRO-ja posedon dëshmi për gjithçka që pretendon.
Ne politikisht jemi ndarë dhe kemi vendosur që të ndjekim trajektore të ndryshme, ndërsa pas letrës edhe si miq. Me atë letër, Mijallkovi i dha fund para kohë nje miqësie. Nuk kam as çka të shtoj e as çka të heq nga ajo letër e cila ishte më shumë e shkruar në formë pyetjesh. Kulturë elementare e familjes është që problemet të mbeten brenda familjes- tha Hristijan Mickoski.
I pyetur për përjashtime, largimet dhe dorëheqjet e strukturave udhëheqëse të partisë, Mickoski theksoi se ky është një proces politik dinamik brenda-partiak dhe se një gjë e tillë do të vazhdojë derisa të ekzistoj partia. Ai paralajmëroi riformatimin e Komitetit Ekzekutiv të partisë.
Në politik punët duhet të jenë dinamike sepse kur materiail politik është ne qetësi atëherë mund të kalbet sipërfaqja. Për këtë arsye është mirë të kemi lëvizje dhe dinamikë, t’i fitojmë mundësi, të shohim nëse atë shans e përkrahim, nëse jo e largojmë nga ai pozicion, vjen tjetri dhe nuk tërhiqemi nga ai kuadër sepse ai kuadër mund të jep edhe më shumë diçka dhe më me vlerë në pozicion tjetër. Kështu që VMRO-DPMNE-ja nuk është tërhequr nga asnjë kuadër dhe nuk tërhiqet, as në të kaluarën e as nuk do të tërhiqet në të ardhmen, kuptohet përderisa mbesin në qëndrimet dhe politikat të cilat i merr partia- tha ai.
Lidhur me ligjin për amnisti për 27 prillin, Mickoski kërkon mbështetje nga shumica parlamentare me qëllim që me këtë propozim të vendosen bazat e pajtimit kombëtar. Në suaza të propozimit, 8 deputetët e përjashtuar nga VMRO-DPMNE-ja do të koordinohen për të vendosur nëse mbështesin ose jo një propozim të tillë, ndërkohë që janë në formim e sipër të Komisionit për pajtim kombëtar. VMRO-ja distancohet nga kërcënimet që i adresohen deputetëve dhe anëtarëve të larguar. Nga ana tjetër, MPB-ja është duke marrë masat në bazë të denoncimeve që po bëjnë viktimat e kërcënimeve. Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski theksoi se ndaj ish nënkryetarit të VMRO-së, Mitko Jançev janë caktuar masa sigurie, duke shtuar se masat e njëjta tashmë janë zbatuar edhe për kreun e VMRO-së, Hristijan Mickoski.
Adrian Kerimi