Prokuroria Themelore Publike do të ngrit hetim kundër kryetarit Gjorgje Ivanov për shkak të shkeljes së Kushtetutës.
Ivanov refuzoi të nënshkruajë Ligjin për gjuhë, si dhe ratifikimin për marrëveshjen e Prespës, që sipas Kushtetutës ishte i obliguar ta nënshkruajë.
Ndërkaq, ditën e premte pritet që në Kuvendin e Maqedonisë të dorëzohen draft-amendamentet nga Qeveria që dalin nga marrëveshja me Greqinë që u nënshkrua në Prespë ndërmjet dy ministrave të jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë./Telegrafi/