Komuna e Likovës ka aplikuar për tre projekte në thirrjen publike që ishte publikuar nga ana e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, informuan sot kompetentët e komunës.
Projektet kanë të bëjnë në rikonstruktimin e rrugës midis fshatrave Vishticë – Mateç dhe të rrugëve lokale në fshatin Sllupçan, si dhe rregullim e vendit për piknik në Matejç.
“Aplikimi për të tre masat për të cilat kanë të drejtë të aplikojnë njësitë e vetëqeverisjes lokale 321, 322 dhe 323, informuan nga Komuna e Likovës.
Rrugët, thonë nga komuna janë me rëndësi kruciale për zhvillimin e komunave rurale siç është Likova, ndërsa me ndërtimin e vendit për piknik t rinjtë dhe, në përgjithësi banorët do të kenë mundësi për rekreim.