Koordinatori i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Dragan Danev, sot në konferencë për shtyp tha se të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit nuk janë terroristë. Duke folur për propozim-ligjin për amnisti që e dorëzoi VMRO-DPMNE, Danev tha se amnistia do të përfshijë gjithë të akuzuarit për 27 prillin.
“Parashihet mënyra e ndërpritjes së ndjekjes penale. Parashihet edhe fshirje e dënimit për personat që janë të dënuar. Propozim-ligji është vërtetë për falje kombëtare. Zbatimi i të njëjtit nuk parasheh dëmtim të buxhetit”, tha Danev.
Ai shtoi se me propozim-ligjin për amnisti do të përfshihen edhe deputetët, ndërsa do të sillet me procedurë të shkurtuar.
Danev tha se VMRO-DPMNE-ja nuk ka qëndrim nëse do të merr pjesë në Komisionin për falje.