Kompania “Liberti” pjesë e Aleancës globale GFG të Sanxhiv Gupta, ka blerë hekuranën e Shkupit nga pronari i deritanishëm Arcelor Mital. Kompnaia në fjalë punon si furnizues me çelik dhe alumin në sektorin automobilistik, sektorin e inxhinierisë së aviacionit dhe sektorin e inxhinierisë specialistike, ndërsa në Australi bën furnizimin me çelik për ndërtimtari dhe infrastrukturë, njofton Medial.mk.
Gjithashtu kjo kompani ka publikuar marrëveshje të kushtëzuar për blerje të katër fabrikave të çelikut në Evropë, në të cilat do të punësohen më shumë se 12.500 persona. Liberti nga Akcelor Mital ka blerë hekuranat në Gallac të Rumanisë dhe në Ostrava të Republikës çeke, së bashku me fabrikat për rrotullim në Shkup dhe Pjombino në Itali. Marrëveshjen duhet ta miratojë Komisioni evropian dhe institucionet tjera lokale relevante.
“Kam nderin që të paralajmëroj këtë transaksion jashtëzakonisht të vlefshëm, pikën tonë referente më të madhe deri më sot. Papritmas këto blerje thuajse do të dyfishojnë kapacitetin e fuqisë sonë punëtore dhe kapacitetin global prodhues, duke na dhënë një prani të madhe në zemrën e rajoneve kryesore të prodhimit në Evropë. Kemi për qëllim të punojmë me partnerë lokal që të pozicionohemi fuqishëm në kuadër të zinxhirëve lokal të furnizimit të këtyre ekonomive nacionale në rritje të shpejtë dhe të bëhemi pjesë e rëndësishme e sektorit të begatshëm industrial evropian. Bëhet fjalë për fabrika me kualitet të lartë me punëtorë të kualifikimit të lartë të cilëve me padurim presim t’ju dëshirojmë mirëseardhje në Aleancën GFG”, ka deklaruar drejtori ekzekutiv i Aleancës GFG, Sanxhiv Gupta.