Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, zhvilloi sot takim pune me ambasadoren e Japonisë në Republikën e Maqedonisë, Keiko Haneda.
Në këtë takim ministri Ademi e ka përshëndetur vendimin e Japonisë për të hapur ambasadë rezidente në Republikën e Maqedonisë – që është një mundësi shtesë për forcimin dhe avancimin e marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve. Ambasadorja japoneze Haneda gjatë këtij takimi e ka theksuar mbështetjen e Japonisë për aspiratat euroatlantike të vendit tonë. Ajo ka shtuar se Japonia, si një mike e Maqedonisë, do të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e vendit tonë në sfera të ndryshme, duke përfshirë kulturën.
Ministri i Kulturës Ademi në këtë takim ka shprehur interesim për zgjerimin e bashkëpunimit kulturor me Japoninë, që mund të arrihet duke nënshkruar dokumente ndërshtetërore, si dhe me angazhimin më të madh të të dyja palëve përmes shkëmbimit të projekteve dhe prezantimeve të ndërsjella të trashëgimisë kulturore, traditës dhe zakoneve.
Në takim u nda informacioni se me iniciativë të Japonisë, më 1 dhe 2 tetor të vitit 2019 do të zhvillohet shënimi zyrtar 25 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Japonisë dhe Maqedonisë. Është rënë dakord që më 1 tetor të vitit të ardhëm të realizohet performansë teatrale, kurse ditën e ardhshme të mbahet punëtori.
Të dy bashkëbiseduesit janë pajtuar se në periudhën e ardhshme do të ndërmerren një sërë aktivitetesh për intensifikimin e marrëdhënieve në sferën e kulturës të cilat, në të njëjtën kohë, do të përfaqësojnë një konfirmim për marrëdhëniet e fuqishme miqësore mes dy vendeve.
Data 13.09.2025
Aktuale
- Orce Gjorgjievski:Zjarr katastrofik në Shkup – të gjitha forcat në terren
- Ramadani: Këto zgjedhje janë referendum për dinjitetin shqiptar, zhvillimi i Sarajit dhe projektet konkrete për banorët mbeten prioritet
- Meta për Syri.net: Futja e opozitës në Kuvend, vendim i drejtë! Zbardhja e aferës ‘McGonigal’, zbulon grushtin e shtetit
- Muhamed Elmazi: Tetori është më afër se kurrë, numërimi mbrapsht ka nisur
- Mexhiti: S’ka më na jepni votën, do ta bëjmë këtë ose atë! E bëjmë punën, ju e vlerësoni
- E Majta me kandidatë për kryetar komune në Tetovë, Gostivar dhe Strugë
- Gjendet pa shenja jete në një taksi pranë Urës së Dajlanit 57-vjeçarja kineze
- Naser Selmani: Në pamundësi të dënojë vojvodët, VLEN shpif kundër BDI!