Në Qendrën Simultante Mjekësore, sot në pres konferencë, ministri i shëndetësisë, dr.Venko Filipce, përfaqësuesja e organizatës “Houp”, Emilija Dukovski dhe trajnues nga “Drim Doktors”, Noam Inbar dhe Rotem Goldenberg nga Izraeli, paralajmëruan program të ri, kloun mjekësor që do t`i ndihmoje pacientëve në spital për ta ulur stresin, anksioznitetin dhe tek fëmijët-frikën nga mjekët, transmeton Almakos.
Në Klinikën për sëmundjet e fëmijëve, me ndihmën e organizatës jo qeveritare izraelite, “Drim Doktors”, për pacientët më të rinj janë të trajnuar 26 të ashtuquajtur kloun mjekësor, të cilët kanë për detyrë për t`ia tërhequr vëmendjen pacientit nga terapitë e vështira.
“Me trajnimin e përfunduar, duam që klounët e ardhshëm mjekësor të pacientëve dhe fëmijëve që janë një kohë më të gjatë në spital, t`i ndihmojmë që ta harrojnë dhimbjen dhe të bisedojnë me to përmes një qasje pak më ndryshe. T`i japin përkrahje psiko-sociale, e cila është më e rëndësishmja për shëndetin.
Ky program funksionon gjithandej në botë, dhe u tregua i suksesshëm në shërimin e pacientëve”, theksoi ministri Filipçe.
Në këtë kontekst, ministri Filipçe, paralajmëroi se gjatë javës së ardhshme do të nënshkruhet edhe një Memorandum bashkëpunimi midis Ministrisë së shëndetësisë dhe Odës së psikologëve të Republikës së Maqedonisë me çka do të hapen mundësitë e bashkëpunimit me qëllim të sigurimit të përkrahjes psikologjike të pacientëve dhe familjeve të tyre.
Klounët mjekësor janë të trajnuar për psikologji, punë sociale, kujdes dhe teatër. Punojnë me profesionistët mjekësor në disa sfera dhe popullata specifike, si fëmijët, të moshuarit, viktimat e keqpërdorimit social, sëmundjeve kronike.
Këto persona, ose “mjek të ëndrrave”, gjatë bisedave paraprake me mjekët, të përgatitur i ofrohen pacientëve. Me këtë projekt të klounëve izraelit mjekësor, përmes qasjes së tyre integruese dhe individuale, i ndihmojnë njerëzve që më lehtë të shërohen. Ata mund që t`i vizitojnë repartet si kirurgjia e pediatrisë, dializa, spitalet ditore, repartet për pediatri të përgjithshme dhe hemato.
Ministri Filipçe shprehu falënderimin e tij deri te trajnuesit Noam Inbar dhe Rotem Goldenberg nga Izraeli, të cilët me shumë energji dhe entuziazëm i ligjëruan shkathtësitë e këtij profesioni, pjesëmarrësve të cilët këtyre ditëve gjatë trajnimit patën rastin të mësojnë nga këta ekspert.
“Ky program për të parën herë vihet tek ne, kemi realizuar një trajnim, ndërsa sot e kam mundësinë që t`i ndaj edhe certifikatat për përfundimin e trajnimit për klounët e ardhshëm mjekësor, ndërsa gjithsejtë janë 26 pjesëmarrës, persona mjekësor dhe jo mjekësor”, potencoi Filipçe.
Në botë ky program është shumë i përhapur, në Republikën e Maqedonisë për herë të parë implementohet nën organizim të Project HOPE, me Ambasadën Izraelite, MASHAV, Dream Doctors dhe Ministrinë e shëndetësisë.
Pas përfundimit të pres konferencës, ministri Filipçe i ndau edhe certifikatat për pjesëmarrësit në trajnim për të ashtuquajturit kloun mjekësor./Almakos/