Tetë deputetët e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së që votuan për fillimin e ndryshimeve kushtetuese mund të formojnë grup parlamentar më vete në Kuvend, për të cilin kanë edhe të drejtë. Sipas deputetes Emilija Aleksandrova , ata sot do të kenë një takim dhe do të definojnë se do të procedojnë edhe më tej.
Një deputete tjetër prej tetë deputetëve të VMRO-DPMNE-së, tha për MIA-n se ata tashmë e tutje do të funksionojë së bashku, por edhe se janë të hapur edhe për deputetë të tjerë, si edhe se do të punojnë në përkufizimin e katër kërkesave të tyre me ekspertë juridikë, duke përfshirë edhe amendamentet kushtetuese.
“Do të punojmë në katër kërkesat tona, si dhe në amendamentet kushtetuese në konsultim me ekspertët juridikë, pikërisht atë që përbën shqetësim edhe për opinion e gjerë”, tha deputetja.
Kanë përkrahje, siç theksoi, nga kolegë të grupit parlamentar të LSDM-së që të marrin pjesë në konsultime për amendamentet kushtetuese.