Ish-kryeministri Nikolla Gruevski sot e ka marrë edhe aktin udhëzues që të paraqitet në burgun e Shutkës.
Sipas aktit, Gruevski më së voni deri më 8 nëntor duhet të paraqitet në burg, ku duhet ta vuajë dënimin prej dy 2 viteve burg për blerjen e makinës luksoze “Mercedes”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Aktin udhëzues Gruevski e ka marrë këtë mëngjes në Gjykatën Penale, pasi jozyrtarisht mësohet se nuk e kanë gjetur në adresën e shtëpisë.