Lidershipi anti-perëndimor dhe anti-maqedonas i VMRO-DPMNE-së së udhëhequr nga Hristijan Mickoski – piun i bartësit të krimit, Nikolla Gruevskit, nuk dinë se çfarë nënkupton falje dhe unitet kombëtar.
Piuni Mickoski dhe kryesia e VMRO-DPMNE-së duhet ta kuptojnë se ka përfunduar koha kur dikush ka montuar raste dhe ka diktuar procese gjyqësore. As pushteti ligjvënës, as pushteti ekzekutiv nuk mund dhe nuk guxojnë të përzihen dhe të ndikojnë në gjyqësi.
Maqedonisë i duhet pajtimi dhe uniteti kombëtar rreth së ardhmes së shtetit, rreth interesave strategjike për anëtarësim në BE dhe NATO. Ky proces ka filluar nga Kuvendi dhe do të vazhdojë në interes të Republikës së Maqedonisë.
Piuni Mickoski dhe lidershipi anti-perëndimor i VMRO-DPMNE-së duhet të kuptojnë se falja nuk domethënë lirim nga përgjegjësia për krim, drejtësi duhet të ketë.
Maqedonia është shtet i së drejtës, ka gjyqësi të pavarur e cila punon në mënyrë jo-selektive dhe vetëm sipas rregullativës ligjore.
Shkup, 24.10.2018 QENDRA PËR KOMUNIKIM ME MEDIA
LIDHJA SOCIALE DEMOKRATIKE E MAQEDONISË