Lidhur me ndodhitë në VMRO-DPMNE dhe vendimet e Mickovskit, ish kryeministri Nikolla Gruevskiu nuk deshi të komentojë pa i parë argumentet dhe faktet për përjashtimin e ish bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë.
Në festen e mbrëmshme të partisë tha se ka patur ftesë por nuk ka mundur të shkojë për shkak të obligimeve.
Se a është Hrisitina Mickoski në rrugën e drejtë, Gruevski tha se kjo është çështje për të cilën do të përgjigjen qytetarët në zgjedhjet e ardhshme.
“Unë nuk kam qasje të plotë në atë se si tani po punon udhëheqësia e re. Shpresoj se japin gjithçka nga vetja dhe punojnë që partia të kthehet në pushtet dhe të vendos politika të reja që vendin do ta ecin përpara.”, deklaroi Gruevski/Shenja.