22 Tetor 2018 / 18:27
Sot pasdite në fermën e vëllait të tij u arrestua gazetari kontrovers Milenko Nedelkovski, i cili aktualisht gjendet në Stacionin Policor të qytetit, ku do të transferohen në qendrën për paraburgimi në Veles, theksojnë nga burime të policisë.
Siç mësohet Nedelkovski është marrë nga policia nën akuzën e dhunës dhe kërcënimit me jetë të Kryeministrit të Maqedonisë.
Më parë, Nedelkovski njoftoi në faqen e tij në Facebook, se tek dera erdhën policët që u përpoqën për ta arrestuar.
Nga MPB ende nuk ka ndonjë qëndrim zyrtar.
Ky ishte postimi i fundit i tij në rrjetin social Facebook:
Në derë kanë arritur policia të më arrestojë. Pa ndonjë arsye më serioze. Paskan “thirrje”, por u mungojnë detajet, SI,KU,KUSH,KUR, dhe cili inspektor…
Fashistët e regjimit të Zoran Zaevit janë të vendosur të mbyllin të shkatërrojnë me çdo çmim.
Dudinka e ndjekin në nivel të kësaj thirrje: “këta me njëmendt janë të vendosur të mos i lënë palët të kyqen”
Le të mbyllin. Maqedonia është më e madhe se ky moment dhe më e madhe se të gjithë ne së bashku.
Vdekje fashizmit- Liri popullit – kishte shkruar gazetari Milenko Nedelkovski në postimin e tij të fundit.