Profesori Jove Kekenovski ka komentuar ngjarjet e fundit brenda partisë opozitare VMRO-DPMNE dhe spekulimet se ekziston përçarje mes liderit të partisë Hristijan Mickoski dhe fraksionit të udhëhequr nga ish shefi i DBK-së Sasho Mijallkov, informon Fokus.mk
Kekenovski kërkon që VMRO-DPMNE njëherë e mirë të pastrohet, ku nuk do të kenë më ndikim funksionarët aktual të kësaj partie.
“Në stufën e ashtuquajtur VMRO-DPMNE po bëhet gjithnjë e më nxehtë. Aleatët e deri djeshëm dhe vëllezër të interesit përnjëherë u bënë armiq të përbetuar. Secili përmes gazetarëve të tyre dhe përkrahësve porosisin tekste kundër njëri-tjetrit dhe krijojnë skenare personale, kurse deri dje po të njëjtit betoheshin se do të jenë bashkë deri në pafundësi”, ka thënë Kekenovski.