Nënkryetari i Kuvendit Goran Misovski sot u bëri thirrje deputetëve të VMRO-DPMNE-s që në seancën plenare të hënën t’i mbështesin ndryshimet kushtetuese dhe së bashku ta sigurojnë të ardhme evropiane të qytetarëve.
“Jam i bindur dhe nuk dua të besoj se deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk do të votojnë për ndryshimet kushtetuese të hënën”, tha Misovski, duke u bërë thirrje kolegëve të partisë opozitare njëkohësisht me mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese ta mbrojnë dhe, siç tha, qëndrimin e përbashkët për proceset eurointegruese të shtetit.
Mosovski tha se me Propozimin për qasje drejt ndryshimeve kushtetuese është konfirmuar se nuk humbet asgjë, por përkundrazi sigurohet e ardhmja në BE dhe në NATO me identitet të përforcuar maqedonas i cili përfundimisht bëhet i njohur nga e mbarë bota.
“Vendimi ynë që të votojmë për ndryshimet kushtetuese e konfirmon dhe e përforcon vazhdimësinë historike të shtetësisë maqedonase, sigurohet garanci më e fuqishme e kufijve dhe integritetit territorial, kujdes për maqedonasit dhe mërgimtarët nga Maqedonia në vendet e huaja konform standardeve ndërkombëtare pa përzierje në punët e brendshme në cilin do qoftë shtet tjetër”, tha Misovski.
Konsideron se deputetët e VMRO-DPMNE-së pikërisht nga këto arsye duhet, siç thotë, të ndërmarrin përgjegjësi për të ardhmen e shtetit tonë dhe t’i mbështesin ndryshimet kushtetuese.
Misovski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, tha se shtëpia ligjdhënëse nuk mund t’i komentojë informacionet e nxjerra në opinion për presione dhe kërcënime mbi anëtarët e VMRO-DPMNE-së, ndërsa për vete tha se nuk ka pasur kurrfarë presioni lidhur me qëndrimin e tij për ndryshimin e emrit kushtetues dhe ndryshimeve të paralajmëruara kushtetuese.