Votimi për implementimin e Marrëveshje së Presës është zëri i arsyes, i cili do ta lëvizë Maqedoninë përpara, citohet në kumtesën e Lidhjes Demokratike duke i bërë thirrje deputetëve se duhet të debatojnë në mënyrë të hapur, t’i përballin qëndrimet dhe argumentet e ndryshme dhe pa emocione të sjellin vendim të arsyeshëm dhe të mençur.
“Partizimi i fuqishëm i referendumit dhe ndarjet në bazë partiake, etnike dhe fetare, na solli para një kolapsi dhe puna njëzetë e tetë vjeçare e të gjithë qytetarëve dhe qeverive, të jetë e kotë dhe të na kthejë në kanalin ballkanik”, thuhet në kumtesë.
Nga Lidhja Demokratike thonë se deputetët janë para një sfide të madhe, sepse ata me ngritjen e dy gishtave vendosin nëse do ta shkatërrojnë Maqedoninë, ose do të tregojnë udhëheqje dhe do ta vendosin atë në rrugën e duhur.
“Vetëm “PRO” do të thotë stabilitet, siguri dhe mbijetesë të shtetit në të cilin do të mund të jetohet në mënyrë të përshtatshme”, mendojnë nga kjo parti duke shtuar se alternativa është pasiguri dhe shtet pa popull, pa të rinj dhe pa ardhmëri
Unioni Demokratik bën apel që pa mëdyshje të bëhet, siç thonë, ai “hap i vogël”, por me rëndësi të madhe për Maqedoninë.