Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski në një replikë ndaj deputetes Sonja Mirakovska, potencoi se pas Marrëveshjes së Prespës nuk mund të thirren në trashëgiminë kulturore në territorin e Greqisë.
“Shumë këngë maqedonase që i këndojmë dhe kërcjemë kanë origjinë nga Maqedonia e Egjeut. Përfundimisht, Kërste Misirkov ndaj të cilit e bazojmë identifikimin gjuhësor dhe nacional, asnjëherë nuk ka jetuar në territorin e Maqedonisë së tanishme”, tha Dimovski.
Ai shtoi se maqedonasit në shtetet fqinje nuk mund të trajtohen si diasporë, sepse siç thotë ai kushtetuta i njeh si pjesë aktoktone në këto territore.