Profesorët Dalibor Jovanovski, Nikos Çausidis, Ludmill Spasov, Ana Çupeska-Stanishkovska, Fahri Ramadani dhe Kica Kolbe, janë anëtarët e Komitetit të Përbashkët Ndërdisiplinor të Ekspertëve (KPNE) për çështje historike, arkeologjike dhe arsimore nga pala e Maqedonisë, në krye me ambasadorin Viktor Gaber.
Nga Greqia, në komitetin të cilin e kryeson zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Marko Bolaris, pjesa më e madhe e anëtarëve janë profesorë në universitetet e Selanikut.
Nga Universiteti “Aristotel” i Selanikut janë profesorët Spiridon Sfetas, Jakovos Mihailidis dhe Atanasios Lupa nga Katedra e Historisë dhe Arkeologjisë. Profesori Nikollaos Zaikos, është nga Katedra e Studimeve Ballkanike, Sllovene dhe Lindore të Universitetit të Selanikut “Maqedonia”. Ndërsa, anëtarët e tjerë janë profesoresha Aleksandra Joanidu nga Katedra e Gjuhës Ruse dhe Filologjisë dhe studime sllovene të Universitetit të Athinës “Kapodistrian” dhe Eftimios Harllavtis, nga Drejtoria e Vendeve të Evropës Juglindore në MPJ-në greke.
Siç informon korrespondentja e MIA-s nga Athina, emrat e anëtarëve nga pala e Maqedonisë ishin dorëzuar në Parlamentin e Greqisë, në përgjigjen me shkrim të ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Koxias sipas pyetjes së deputetit të deputetes nga Demokracia e Re Sofia Vultensi.
Më 13 shtator të këtij viti, Vultepsi nga MPJ-ja greke kërkoi që të bëhet e ditur përbërja e komitetit, së bashku me biografitë e anëtarëve si nga pala e Greqisë, ashtu edhe nga pala e Maqedonisë.
Në bazë të Nenit 8 paragrafi 5 nga Marrëveshja e Prespës, të 17 qershorit, në shtator ishte formuar Komiteti i Përbashkët Ndërdisiplinor i Ekspertëve (KPNE) për çështje historike, arkeologjike dhe arsimore.