Ministria e Punës dhe Politikës Sociale muajin e fundit ka siguruar 126 punësime të reja në kopshtet në Maqedoni, nga të cilët pjesa më e madhe janë në kohë të pacaktuar. Me këtë pajtueshmëri të fundit, nga fillimi i vitit deri më tani, MPPS përmes Ministrisë së Financave ka siguruar mjete që komunat të punësojnë gjithsej 1.025 edukatore, përkëdhelëse dhe personel tjetër në mbrojtjen fëmijërore, me qëllim të rritjes së numrit të kuadrit që kujdeset për fëmijët, ndërsa punohet edhe në përmirësimin e kushteve në kopshtet si dhe në hapjen e të reja.
“Shifrat flasin se kjo Qeveri punon me përkushtim në përmirësimin e kushteve dhe të kuadrit, siç kujdesen më të vegjlit. Drastikisht i kemi zvogëluar marrëveshjet e kontratës në vepër dhe e punojmë përgjithmonë personelin, që kujdeset për fëmijët, për shkak se çdo fëmijë është i rëndësishëm për ne, por është i rëndësishëm edhe kuadri , të cilit duam t’ia kthejmë dinjitetin”, deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska, e cila sot me kryetarin e komunës Karposh, Stefan Bogoev, e vizitoi kopshtin “Orce Nikollov.
Ajo shtoi se përveç që punohet në përforcim të kuadrit, MPPS i zgjeron edhe kapacitetet. Nga fillimi i vitit deri më tani janë hapur 11 kopshte, ndërsa përfundimisht me dhjetorin është planifikuar që të vendosen në funksion edhe 13, me çka viti do të përfundojë me gjithsej 24 kopshte të sapohapura nëpër Maqedoni.
Carovska sqaroi se Ministria punon edhe në ndërtimin e sistemit të të punësuarve, përmes të cilit do të arrihej zhvillim profesional dhe në karrierë i të punësuarve.