Edhe pse tymi i oxhaqeve është një ndër ndotësit e ajrit, prapë ngrohja me dru mbetet zgjedhja më e parapëlqyer për më shumë qytetarë. Çmimi për një metër kub dru, kap vlerën prej rreth 3 mijë denarë. Ky çmim për familjet me gjendje financiare stabile nuk është edhe shumë i lartë, por është i papërballueshëm për familjet me të ardhura më të ulëta.
“Ngrohemi me dru por ende nuk i kemi siguruar. Çmimet janë të larta për ne që i kemi pagat më të ulëta, për ne janë mjaft të shtrenjta. Varet sa është i ftohtë dimri, deri tani nuk ka qenë edhe shumë ftohtë, me 5-6 metra kemi kaluar.”
“Diku rreth 2500-2600 denarë janë çmimet. Për standardin e Maqedonisë këto çmime janë të larta.”
“Ende nuk kemi blerë dru, është herët. Këtë vit ende nuk i kemi parë çmimet, besoj që janë njëjtë si vitet e kaluara.”
Nga NP “Pyjet e Maqedonisë” thonë se edhe këtë vit çmimet e drunjve mbesin të njëjta dhe se interesimi i qytetarëve është në nivelin e duhur. Nga atje tregojnë se afati tremujor për realizim të marrëveshjes për blerje të drunjve, ishte në fund të vitit të kaluar.
Ka interesim nga qytetarët e vendit për blerje të druve. Ne kemi bërë thirrje me të cilën i kemi ftuar të gjithë të interesuarit të lajmërohen dhe të realizojnë marrëveshje. 01:27-40 Për derisa në atë afat ndonjë filial ka sasi shtesë ndërsa njerëzit nuk kanë arritur marrëveshje, mundet që në mënyrë plotësuese të regjistrohen.02:13-27 Në bazë të çmimores që është miratuar që nga viti 2014 çmimet janë në nivelin e njëjtë edhe pse duhet të potencoj se shpenzimet e prodhimtarisë janë rritur. 02:54-03:02 Për kategoritë sociale kemi paraparë lirim prej 10% nga shuma e përgjithshme”- theksoi Borçe Bojçovski, ndihmës drejtor për punësime komerciale në NP “Pyjet e Maqedonisë”.
Druri i ahut i blerë në depo pa transport kushton 2370 denarë për një metër kub, ndërsa dushku 2450 denarë për një metër kub./Alsat/