Analisti politik Albert Musliu thotë se në këtë periudhë të shkurtër që mazhoranca ka në dispozionin, do t’i nevojitet ndihma e faktorit ndërkombëtarë të ndikojë ndaj VMRO-së në të kundërtën pasojnë zgjedhjet.
“VMRO-ja pa ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë nuk mund të bindet si parti. Variant I dytë është që të binden deputetët e VMRO-së për nevojën që të votohen ndryshimet kushtetuese se përndryshe i vetmi opsion është që të shpallen zgjedhjet e parakohshme”, u shpreh analisti politik Albert Musliu
Analisti Hasan Jashari kategorik se VMRO s’do ndryshojë mendjen, pasi pas referendumit është më e konsoliduar.
“Tash VMRO është e sforcuar, e rikthyer në jetë dhe tash partia do të jetë më monolite, ata do të bashkohen rreth idesë se referendumi nuk ka pasur sukses, se pjesa më e madhe e popullsisë nuk kanë dalë në referendum edhe pse ajo nuk është një numër si psh 500 mijë të kenë votuar kundër. Mirëpo këtë ata do ta përdorin për nevojat e tyre, për manipulim me anëtarësinë e vet, por edhe me atë pjesë të popullatës e cila nuk ka dalë në referendum”, theksoi analisti politik Hasan Jashari.
Analistët Musliu dhe Jashari skeptik se edhe varianti për votim të fshehtë mund të jetë i suksesshëm.
“Disa deputetë të VMRO-së paralajmëruan se nëse mundësohet votim I fshehtë se shumica prej tyre do të dalin. Ndërkaq votimi I fshehtë bëhet pikërisht për anulimin e mundësisë që t’u bëhet presion deputetëve të VMRO-së. Dmth gjitha këto opsione janë të mundshme”, tha Musliu.
“Edhe ajo është një rrugë me shumë të panjohura, edhe ajo është rrugë që nuk do të thotë që prej përpara të jemi të bindur se do të rezulton me kthim të disa deputetëve të cilët do ti votonin ndryshimet kushtetuese”, shtoi Jashari.
Kryeministri Zaev por edhe koordinatori i grupit parlamentar i LSDM-së Tomisllav Tuntev i angazhuar për nisjen e bisedimeve me deputetët e VMRO-së, deri të mërkurën do të duhen të bindin opozitën që të mbështesin ndryshimet kushtetuese. Ndryshe vendi mund të futet në zgjedhje të parakohshme parlamentare më 25 nëntor.
Që LSDM të sigurojë shumicë stabile në përbërjen e re parlamentare nuk përjashton mundësinë edhe të listave të përbashkëta me partitë shqiptare.
/TVM2/