[embedded content]
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë opsioni i vetëm pas dështimimit të mundshëm të votimit të ndryshimeve kushtetuese në kuvend. LSDM, opsionin e zgjedhjeve e shikon si një hap shumë serioz.
“LSDM ka pozicionin e qartë se me apo pa Mickoskin, me apo pa VMRO-në, procesin e eurointegrimit të vendit e ka ndërmend ta vazhdojë edhe më tutje.
Gazetari: Po por, varet në çfarë mënyre do ta vazhdojë, sepse politika është numra?
“Janë dy mënyra, nuk ka më tepër, o të votohet në parlament për dy-tre ditë, ose në zgjedhje të parakohshme”
Gazetari: Nëse shkohet në zgjedhje të parakohshme, ju mendoj se do të ketë ndryshim të numrit të deputetëve?
“Besojmë se po”, u shpreh Edmond Ademi – LSDM.
Vullnet Ferati nga Aleanca për Shqiptarët fajëson LSDM-në për rezultatin e referendumit
“Është realitet i hidhur që LSDM-ja nuk ka arritur që t’i mobilizojë strukturat e veta pikë së pari, falë angazhimit të strukturave partiake shqiptare, është arritur ky numër prej 200 mijë vota shqiptare”, u shpreh Vullnet Ferati – ASH.
Lëvizja Besa vlerëson se sa për shqiptarët, referendumi nuk kishte nevojë të ndodhte fare.
“Referendumi si proces nuk ka qenë i nevojshëm sa i takon shqiptarëve, mirëpo ka qenë kërkesë dhe nevojë e subjekteve politike maqedonase dhe normalisht ne si shqiptarë, ashtu siç jemi treguar tolerant në gjithë këtë proces, ndoshta edhe tolerant të tepruar, e kemi pranuar një gjë të tillë sepse bëhet fjalë për një çështje sensitive”, tha Arianit Hoxha – Lëvizja Besa.
VMRO-DPMNE-ja pranon zgjedhje të parakohshme, madje sfidoi LSDM-në se kësaj radhe do ta fitojnë në zgjedhje.
Përgatiti: TV 21
Data 04.05.2024
Aktuale
- Beatrix Ramosaj tërheq vëmendjen me fotografitë e reja nga Florida, thekson linjat trupore në fustanin portokalli
- Mexhiti: Askush nuk dëshiron bashkëpunim me BDI, VLEN favorit për të formuar Qeverinë
- Kovaçevski: Bëmë gabime me BDI-në dhe zgjidhjet kadrovike – qytetarët na dënuan!
- Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë, makina përplas gruan që po kalonte rrugën, përfundon në spital
- Ahmeti nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4
- Spanjolli vendosi kundër vazhdimit të kontratës
- Në Japoni, më pak fëmijë për të 43-in vit radhazi
- Vrau tre gra/ Dan Hutra jep dëshmi në SPAK: Kam informacione për disa ngjarje kriminale