[embedded content]
“Ne i kemi borxh Bekimit”, me këto fjalë fillon libri kushtuar artistit Bekim Fehmiut, i shkruar nga autori Fahri Musliu, i cili është botuar në vitin 2015, në Gjakovë, me titullin “Bekim Fehmiu- Odiseu i Kosovës”.
Me qëllim që të njoftoj gjeneratat e reja me figurën e shquar të Bekim Fehmiut, autori sot vendosi ta bëj Promovimin e këtij libri në Shkup.
Në këtë monografi Musliu, është përkushtuar kryesisht jeta e aktorit të madh, që nga lindja deri në vdekjen e tij.
Materialet për jetën e artistit, kryesisht janë marrë nga arkivat e mediumeve Jugosllave.
“Fatkeqësisht, për shkak të mungesës së mjeteve materiale, nuk kam mundur të hulumtoj në arkivat e tjera botërore, në arkivat e mediumeve të ndryshme, si në Francë, në Uashington, Nju Jork, gjithkund nëpër Evropë. Por arkivat e mediumeve Jugosllave I kam hulumtuar dhe I kam nxjerrë ato materiale që kam konsideruar që janë më të vlefshme”, tha Fahri Musliu – Shkrimtar, Gazetar.
Profesori Qani Nuhiu, citoi shkrime për Bekim Fehmiun, nga shumë gazeta dhe kritikë. Ai foli për strukturën e monografisë. Libri përbëhet nga tetë kapituj, në të cilat autori flet për vetëvrasjen e aktorit, intervistat, dramat dhe filmat e Bekim Fehmiut si dhe poezi nga dashamirët kushtuar atij.
“Njëra nga tragjeditë tonë lidhet me aktin që për shekuj së bashku nuk kemi mësuar për njëri tjetrin, por edhe kur e kemi bërë këtë, kemi mësuar vetëm të keqen, citat Bekim Fehmiu. Pse e përmend këtë. Me këtë dua të ilustroj filozofinë jetësore të vetë Bekim Fehmiut”, u shpreh Qani Nuhiu – Profesor.
Bekim Fehmiu është aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit, i cili ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithë hapësirës së ish-Jugosllavisë. Ka qenë një nga personalitetet që ka lënë gjurmë në kinematografinë ballkanike, por mbi të gjitha, ai është i madh për kontributin artistik në kinematografinë botërore.
Përgatiti: Almedina Ismajli
Data 07.05.2024
Aktuale
- Dyshohen se blenë vota para zgjedhjeve, arrestohen dy persona në Maqedoni! Gjatë bastisjes kapen armë, plumba dhe rreth 20 mijë euro
- “Ali Ahmetit nuk i falet mbështetja për Ballkanin e Hapur”, Nesho: BDI duhet të shkojë në opozitë
- Ilir Meta: VMRO-ja e tanishme nuk është aspak si ajo e torollak Mijallkovit
- Fronti Europian| Skender Rexhepi – Zejdi përfundon fushatën zgjedhore me tubim në Çair
- Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti – edhe burrat qajnë
- Ilir Meta: Mbështes VMRO-në sepsë është kundër “Ballkanit të Hapur”
- Ilir Meta: Edi Rama ndërhyri në raportet e partive shqiptare në RMV
- Sabri Fejzulla na prezanton me shtëpinë e tij përrallore