A. D iu kthye sot familjes
Arbnora D., 22 vjeçarja nga Skënderaj e cila u shpall e zhdukur që nga data 28 shtator të këtij viti është gjetur shëndosh e mirë në Maqedoni.
Këtë për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo tha se gjendja e saj është e mirë dhe se nuk ka ndonjë detaj për tu cekur.
Ndërkohë lidhur me këtë ka reaguar edhe vëllai i A. D futbollisti, D. D . Ai përmes një statusi në Facebook ka falënderuar Policinë e Kosovës dhe gjithë ata që kanë kontribouar për gjetjen e saj.
“Falenderimi i takon ALLAHU-T te madherishem qe motra ime A.D u gjinde shendosh e mire, ne familja D. falenderojme policine e Kosoves dhe te gjitha organet kompetente qe ne asnje minute nuk kan rreshtur se punuari ne menyre profesionale gjitheashtu falenderojme miqet , shoket dhe krejt dashamiret qe ndane kete dhimbje me ne , falenderim i vecante shkon edhe per shoket nga Maqedonia per ndihem e ofruar nga ta.” ka shkruar ai.
Siç është raportuar A.D kishte kaluar në mënyrë të rregullt kufirin për Maqedoni, ajo fillimisht u është lajmëruar familjes duke u thënë se është mirë
[embedded content]