[embedded content]
Reformat në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim do të fillojnë që sot me nismën e ndërmarrë nga Ministri i brendshëm Oliver Spasovski dhe drejtori i DSK-së Goran Nikollovski. Ata thanë se në seancën e sotme të kabinetit qeveritar do të informojnë kryeministrin Zaev për detajet e reformave, që sipas tyre kanë formuar një grup pune, i cili do të zbatojë këtë proces në tërësi deri më 15 nëntor.
“Ne po fillojmë një proces konsultativ me të gjithë faktorët e shoqërisë, por ne vazhdojmë bashkëpunimin e suksesshëm me partnerët tonë të shërbimeve. Në fund të këtij procesi, si një profesionist unë do të jem i kënaqur, sepse besoj se ne do të gjejmë një model, i cili do të garantoj shërbime profesionale dhe të departizuara, që do të jenë transparente në punën e tyre, por do të arrijnë për të mbrojtur interesat e shtetit, duke punuar edhe në dobi të qytetarëve”, tha Goran Nikollovski, Drejtor i DSK-së.
Spasovski theksoi se po zhvillohen me sukses edhe reformat në sistemin e ndjekës së komunikimeve të cilat kanë rezultuar me formimin e OTA-së, si pjesë e detyrës më të plotë të reformimit të sistemit të sigurisë dhe të kundërzbulimit. Ai shtoi se të gjitha aktivitetet operacionale dhe logjistike janë duke u ndërmarrë sipas Ligjit për ndjekje të komunikimeve, do të fillojë të funksionojë jo më vonë se 1 nëntori.
Ministri Spasovski tha se plani aksional, apo “vetingu” i shumëpritur nga qytetarët e RM-së do të pastrojë policinë nga militantët partiak dhe nga zyrtarë të përfshirë në krim dhe korrupsion.
“Është duke u analizuar gjendja e punës, në të cilën operon MPB-ja. Duhet të shohim se zyrtarët policorë, a janë vetëm policë apo njëherit janë edhe biznesmenë? Zyrtarët policorë, a janë vetëm policë apo janë të përfshirë edhe në aktivitete kriminale? A kemi zyrtarë policorë, të cilët janë në kuadër të MBP-së me diploma të falsifikuara. I gjithë ky do të jetë procesi i “vetingut”, që para së gjithash do të përforcojë besimin e qytetarëve në këtë institucion”, u shpreh Oliver Spasovski, Ministër i brendshëm.
Sipas Ministrit Spasovski dhe drejtorit të DSK-së Nikollovski, keqpërdorimet e deritanishme në forcat e rendit dhe të sigurisë mund të shkaktojnë krizë politike dhe të prishin imazhin e demokracisë në vend. Ata thonë se në këtë kohë kur aspirojmë anëtarësim në NATO dhe BE, këto reforma janë të domosdoshme, për të harmonizuar praktikat me vendet anëtarë të këtyre aleatëve.
Përgatiti: Adnan Qaili
Data 06.05.2024
Aktuale
- Zbulohet ‘tradhtia’ që Xhensila ia bëri Besit, Roberti tregon detajet
- Kasami i reagon Frontit: Vota për hajdutët nuk llogaritet si votë shqiptare, kjo ju djeg!
- Nuk përmbahet Nora Istrefi, i bën vetës video duke ‘dridhur’ belin në dhomë të hotelit
- Vitet kanë lënë shenja në fytyrën e saj, kështu duke pa pikë grimi Anita Haradinaj
- Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re
- Meta homazhe të Varrezat e Dëshmorëve: Partia e Lirisë duhet t’i dalë për zot vendit, 5 prioritete për atdheun
- Ilir Meta: Lavdi Dëshmorëve dhe Heronjve të Sarandës, i përjetshëm kujtimi i firmëtarit të parë të LSI
- Sela: Më 8 maj do t’i tregohet Hristijan Mickoskit se shqiptarët vet vendosin për fatin e tyre