Dëmshpërblimi përmes rrugës gjyqësore mbetet opsioni i fundit për Sopotasit. Ekspertët interpretojnë se ligji nuk obligon ministrinë e Drejtësisë të ofrojë me doemos shumën e kërkuar nga të dënuarit. Zvonko Davidoviq thekson se Ligji mbi procedurën penale përcakton qartë se dikasteri i Drejtësisë mund të ofrojë një shumë të caktuar për dëmin ose të mos pranojë kërkesën. Në rast se të dënuarit nuk janë të kënaqur nga shuma e ofruar ose i mohohet kërkesa, atëherë nisin procedurë në Gjykatën Civile.
I dënuari është i obliguar që në fillim të drejtohet tek ministria e Drejtësisë. Ministria duhet t’i përgjigjet. Ka të drejtë t’ia mohojë kërkesën apo mund të propozojë një shumë të caktuar të cilën në rast se e pranon kërkuesi, lidhet marrëveshja. Nëse nuk është i kënaqur mund të iniciojë padi duke mohuar ofertën dhe të procedojë më tej në Gjykatën Civile- deklaroi Zvonko Davidoviq, ekspert juridik.
Davidoviq shton se procedura e tillë mund të zgjas me vite dhe se ish të dënuarit duhet t’i nënshtrohen ekspertizave neuropsikiatrike./ALSAT