Mbrëmë në Muzeun e Arteve Bashkëkohore u shënua “Festa e mesvjeshtës” kineze, ku mysafirët i përshëndetën ambasadorja e RP të Kinës, Shkëlqesia e saj, Jin Lisjen dhe ministri i Kulturës, Asaf Ademi, i cili me këtë rast theksoi se Republika e Maqedonisë në vitin 2019 do të jetë nikoqire e Forumit ministror për bashkëpunim kulturor ndërmjet RP të Kinës dhe vendeve tjera të Evropës Qendror dhe Lindor…
“Nëpërmjet Qendrës koordinuese, sikurse edhe deri tani do të bëjmë përpjekje që në mënyrë sa më efikase të lehtësojmë komunikimin dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve nacionale kulturore nga RP e Kinës, Republika e Maqedonisë dhe vendeve të EQL si dhe të dizajnojmë instrumente për lidhje, komunikim dhe bashkëpunim më të mirë”, theksoi ministri Ademi.
Këtë ngjarje e organizoi Ministria e Kulturës përmes Qendrës koordinuese për bashkëpunim kulturor ndërmjet Kinës dhe vendeve të Evropës Qendror dhe Lindore, në bashkëpunim me Institutin “Konfucij” pranë Universitetit “Shën Qirili dhe Metodi” dhe me Ambasadën e RP të Kinës.
Data 04.05.2024
Aktuale
- Mexhiti: Askush nuk dëshiron bashkëpunim me BDI, VLEN favorit për të formuar Qeverinë
- Kovaçevski: Bëmë gabime me BDI-në dhe zgjidhjet kadrovike – qytetarët na dënuan!
- Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë, makina përplas gruan që po kalonte rrugën, përfundon në spital
- Ahmeti nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4
- Spanjolli vendosi kundër vazhdimit të kontratës
- Në Japoni, më pak fëmijë për të 43-in vit radhazi
- Vrau tre gra/ Dan Hutra jep dëshmi në SPAK: Kam informacione për disa ngjarje kriminale
- SASHK-u kërkon ndryshime në programin arsimor