Koordinatori nacional për NATO, Stevo Pendarovski bashkë me deputetin e LSDM-së dhe pjesë e koalicionit Bashkë për Maqedoni Evropiane, Dime Vellkovski ka qenë për vizitë në komunën e Aerodromit ku është takuar me qytetarë të kësaj komune, transmeton MEDIAL.
“Përkrahja për integrimin e vendit në NATO dhe BE e kemi edhe nga Evropa dhe bota, për këtë dëshmojnë edhe vizitat në vend nga liderë të shumtë evropian dhe botëror. Por, ne duhet ta sjellim vendimin se çfarë të ardhme duam për ne dhe fëmijët tanë. Nuk mund të presim edhe 27 vite. Tani është koha për vendim. Është koha të ndërtojmë shtet sipas rregullave evropiane”, ka thënë Pendarovski.