Ramadan RAMADANI
Opinionisti Ramadan Ramadani përmes profilit të tij në fb ka komentuar daljen në skenën politike në Maqedoni duke theskuar 5 arsye pse duhet përshendetur paraqitjen e UNITET-it.
Ramadan Ramadani ne profilin e tij ne fb shkruan:
Pse e përshëndetin formimin e Unitet-it?
1-Sepse me daljen e z.Ostren-it në tjetër organizim politik çlirohet ish-UÇK nga BDI dhe më lehtë në histori i mbetet atyre të cilëve vërtet i takonte: popullit.
2-Sepse me daljen e këtyre disa njerëzve të BDI-së, që asnjëherë nuk kanë qenë në ndonjë tjetër parti, përforcohet fakti se edhe BDI-në nuk e ka sjellë askush në çejz prej Zvicre ose ndonjë podrumi tjetër, por e ka themeluar populli, si një mjet për të bë politikë.
3-Sepse me këtë nismë hapet një dritare, shteg dhe ventil nga ku njerëz të kyçur në politikë përmes dhe në BDI mund të artikulohen politikisht dhe të hakmerren ndaj uzurpuesve të partisë, pa pasur nevojë të vriten apo përleshen.
4-Sepse me qëndrimin e afirmativ ndaj MKO-së dhe platformën qytetare të paralajmëruar plotësohet një boshllëk të cilin nuk e mbushi askush nga iniciativat e reja politike shqiptare deri më tani.
5-Sepse pas daljes të LR-PDSH mungonte një organizim që do kontestonte BDI-në, ashtu që nëse binomi BDI-PDSH ishte kuçedër me dy krerë, nuk kishte kush ja kaç veshin ose edhe këput krejt njërës krye të kësaj kuçedre që helmoi, mbyti, burgosi dhe, më e rënda, i la pa artikulim politik shqiptarët e këtushëm