19 Shtator 2018 / 16:11
Përmes një vegle digjitale në të cilën shfaqen të dhëna në kohë reale, në raste të fatkeqësive natyrore, vendi dhe institucionet përkatëse në vend do të menaxhojnë me fatkeqësitë natyrore si përmbytje, zjarre dhe katastrofa të tjera. Implementimi i plotë i këtij mjetit digjital do të bëhet deri në muajin dhjetor të vitit 2020. Mjeti digjital sipas Qendrës për menaxhim me kriza rrit bashkëpunimin dhe koordinimin në mes institucioneve të cilat merren me menaxhimin e krizave.
Mjeti digjital është pjesë e ushtrimeve të sotshme dhe shërben si tregues I të dhënave në hapësirë për menaxhimin me situatat kritike në kohë reale. Mjeti për prezantimin e hapësirës dhe të dhënave në kohë reale mundëson komunikim, koordinimin të shpejt dhe efikas nëpërmjet subjekteve për menaxhim me kriza, sjellje të vendimeve për menaxhim efikas dhe informim të plotë dhe të shpejtë të mediave dhe qytetarëve”- theksoi Agron Buxhaku , drejtor i Qendrës për menaxhim me kriza.
Komandanti I Gardës kombëtare të Vermontit, Stiven Krej, vlerësoi se për vendin është I nevojshëm përmirësimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve për menaxhim me situata të tilla.
Të jesh I përgatitur për diçka që mund të jetë dita me e keqe e jetës tënde kërkon angazhim, bashkëpunim dhe koordinim. Fatkeqësitë natyrore janë aq të paparashikueshme dhe prandaj janë të nevojshëm trajnime, plane dhe përgatitje të tilla për shumë vite me radhë dhe ushtrimet janë mënyra më e mirë për të qenë të gatshëm”- u shpreh Stiven Krej,komandant i Gardës kombëtare të Vermontit.
Edhe zv/ ministri I mbrojtjes, Bekim Maksuti vlerësoi se është e nevojshme një bashkëpunim gjithëpërfshirës për menaxhim të suksesshëm më çfarëdo krize natyrore. Përndryshe shteti I Vermontit për vite me radhë dërgon në vend ekspert për trajnim dhe menaxhim me situata të tilla.
Valmira Zendeli