Lëvizja BESA tanimë një kohë të gjatë ka filluar kampanjën e saj për referendumin e 30 shtatorit “DIL PËR MAQEDONINË EVROPIANE”. “Pas marshit të suksesshëm të realizuar në Likovë, Lëvizja BESA në krye me Afrim Gashin ka qëndruar në fshatrat e komunës së Studeniçanit, duke realizuar takime dhe bashkëbiseduar me qytetarët, aktivistët dhe simpatizantët e BESËS, për rëndësinë e ditës së referendumit, që pritet të mbahet më 30 shtator”, njoftoi Lëvizja Besa. Gjatë marshit dhe tubimit të mbajtur në Studeniçan, para banorëve të komunës së Studeniçanit, fjalë rasti kishte deputeti i BESËS, i cili vjen nga zona e Karshiakës, Rexhep Memedi, ku mes tjerash tha: “Shpresoj se se më 30 shtator, banorët e zonës së Karshiakës, do t’i japin një PO të fuqishme referendumit.
Pas fjalimit të deputetit Memedi, të pranishmit me fjalë rasti i përshëndeti edhe Sekretari i Lëvizjes BESA, Skender Rexhepi – Zejd. “Jam thellë i bindur se komuna e Studeniçanit është bastioni i palëkundshëm i Lëvizjes BESA, duke besuar se më 30 shtator në ditën e referendumit, do të jemi zëri i fuqishëm i PO-së”, tha Rexhepi.
Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi përshëndeti marshin dhe tubimin e suksesshëm që u realizua para banorëve të komunës së Studeniçanit. “Emblema dhe rezistenca e palëkundur në BESË, ka qenë dhe mbetet të jetë komuna e Studeniçanit, si bastion i lëvizjes tonë. Të dashur vëllezër të mi, tani është momenti i kthesës historike për ne si shtet, por edhe si komb në këtë vend. Unë besoj thellësisht, se më 30 shtator do të dalim masovikisht t’i themi PO, vlerave dhe perspektivës euro-atlantike. PO e madhe në 30 shtator, nënkupton PO të ardhmes tonë europiane’’, tha kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi.
Data 22.07.2025
Aktuale
- VLEN: Bujar Osmani ka mbajtur 11 takime në Beograd, 0 në Kosovë
- Si t’i mbani lulet të freskët më gjatë: Gabimet që duhet të shmangni
- Shpërthimi me tritol, Saranda izolohet nga RENEA! Kontrolle gjatë natës në të gjithë qytetin
- Konfiskohen dy armë në Mramor të Prishtinës, u përdoren për gëzim dasme
- Kur pasioni ndalet: Si ta ndihmosh të dashurin të rikthehet pa panik
- Bajrami i drejton akuza të rënda Kurtit dhe Muratit: Shkelje të vazhdueshme penale në qeverisjen e Kosovës
- Kush është Klaus Jaçaj? I kërkuari për krim që iu vendos tritol në makinë një natë më parë
- Liverpooli e zgjedh zëvendësuesin e Luis Diazit, ai është Rodrygo