Në lidhje me perspektivën e vendit, pas miratimit të Marrëveshjes së Prespës, kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, në intervistën për TV SHENJA tha se: “Jam i bindur se në këtë mënyrë ne futemi rrugës së perspektivës.”. “Madje”, vazhdoi ai, “jam thellë i bindur se Maqedonia ka gjasa të mira që të bëhet si Zvicra e Suedia, pra një vend i zhvilluar dhe i suksesshëm”.
“Sikur të mos besoja se kjo mund të bëhet, nuk do të isha në politikë”, përfundoi ai.