Ish-kongresisti dhe lobisti i parë shqiptarë në SHBA, DioGuardi theksoi për INA se shqiptarët në
Maqedoni mund të jenë mbi 800 mijë, por nuk u respektohet asgjë.
“Shqiptarët e Preshevës, disa thonë se janë 100 mijë, mbase janë më pak deri në 50 mijë, por nuk e
dimë. Serbët nuk lejojnë të bëhet një census i ndershëm. Nuk e dimë ende edhe se sa shqiptarë janë
në Maqedoni. Ata janë të paktën 800 mijë dhe unë mendoj mbase edhe mbi një milion. Por ata thonë
jo, janë vetëm 25 për qind, që do të thotë se janë vetëm 500 mijë shqiptarë. E gjithë kjo është lojë
politike, sepse nëse ata e pranojnë se janë shumë shqiptarë, atëherë duhet të bëjnë shumë më
shumë për të drejtat e tyre, siç është pikëpamja ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, theksoi për
INA, ish-kongresisti dhe kryetari i Ligës Qytetare Shqiptaro – Amerikane .
Sipas tij, shqiptarët në Maqedoni po kanë probleme edhe me përdorimin e gjuhës së tyre dhe
simboleve kombëtare, pasi që u janë minimizuar dhe përqindsuar këto të drejta. (INA)
Data 11.09.2025
Aktuale
- Goditet rrjeti i kontrabandës së qenieve njerëzore, arrestohen 3 persona! Ndihmonin njerëz në kalimin e paligjshëm drejt SHBA-së dhe Kanadasë
- Zgjedhjet lokale, dita e fundit për kontroll publik të të dhënave në Listën Zgjedhore
- SPAK çoi për gjykim dosjen për Erion Veliajn, caktohet gjyqtarja e seancës paraprake
- VLEN: BDI/AKI të fundit që mund të flasin për “botën serbe”
- Kujdes për të punësuarit: UNIBanka hap një hapësirë për lidhje dhe relaksim
- Një veturë rrokulliset në rrugën Prishtinë–Fushë Kosovë, lëndohet një person
- Masakra me 2 të vrarë në Shkodër, autori Ragip Gila del para gjykatës për masën e sigurisë
- Policia jep detaje për bastisjet kundër armëve pa leje në Mitrovicë, në pranga një 73 vjeçar