Akademiku Vllado Kambovski në konferencën e sotme për shtyp, i pyetur për deklaratën e tij të kohëmëparshme për ata të cilët do të bojkotojnë referendumin, tha se është e palejueshme qytetarët të shkojnë derë më derë dhe t’u kërcënohen qytetarëve të tjerë të mos dalin në referendum më 30 shtator.
“Ajo punë është e palejueshme. Unë përsërita se çdokush mund edhe të thirrë për bojkot, mund edhe të bojkotohet, por të shkojë dhe t’i detyrojë njerëzit… Kush mund të thotë se detyrimi ndaj të tjerëve nuk është kufizim i lirisë së tij, dhe kush mund të thotë se ajo është e lejueshme. Duhet të ketë kufij, në çdo fushatë dhe propagandë politike.Ajo nuk mund të ndërhyjë në lirinë individuale të vendimmarrjes, të sjelljes… Unë në atë mendova”, thotë Kambovski.
Çdo tejkalim në lirinë e dikujt, potencon ai, duhet të bartë konsekuenca të caktuara.
“Njerëzit le të deklarohen sipas gjetjes së vet personale ‘për’ apo ‘kundër’, siç nuk mund t’i detyroni me forcë as të deklarohen. Gjatë zgjedhjeve patëm raste të tilla si ajo ‘me shuplaka do t’i detyrojmë njerëzit’. Ajo është vepër penale, ajo është e ndaluar. Ai që e ka bërë veprimin e tillë menjëherë të paraburgoset pas meje”, thotë Kambovski.
Akademiku Vllado Popovski, ndërkaq, konsideron se ekziston vepër penaëe nga ai moment prej të cilit, eventualisht. bëhet detyrimi ndaj të shprehurit të lirë dhe ndaj dëshirës.
“Përndryshe, nëse ky është rekomandim, paraqitja e qëndrimit personal të atij që propagandon të dilet dhe të mos dilet nuk ka vepër penale. Patën ne referendum edhe në vitin 2004, ajo ‘disa pyetje nuk meritojnë përgjigje’ dhe ne të dy marrim pjesë në tubime duke sqaruar se njerëzit duhet të votojnë për referendumin. Por metoda nga shtëoia në shtëpi nuk zbatohet vetëm në Maqedoni por edhe në shtete të tjera si metodë e propagandës”, thotë Popovski.
Akademiku përsëriti se do të votojë në referendumin e 30 shtatorit, edhe pse konsideron se mund të diskutohet për disa çështje për marrëveshjen.
Nano Ruzhin, ndërkaq, paralajmëron se skenari negativ i referendumit e hapë kutinë e Pandorës për Ballkanin Perëndimor dhe ka konsekuenca shumë të mëdha, duke cekur prëgjegjësinë politike të atyre që janë kundër sepse, siç thotë, fuqi të caktuara hapësirën e shohin si hapësirë në të cilën duhet të sundohet dhe të imponohet ekonomikisht. Ka edhe fuqi të vjetra edhe të sapoardhura”, sipas tij.
Kambovski, Popovski dhe Ruzhin mbajtën konferencë për shtyp në prag të konferencës së nesërme shkencore kushtuar Marrëveshjes së Prespës.
Data 11.09.2025
Aktuale
- Pamje që tregojnë momentin kur aleati i Trump, Charlie Kirk u “qëllua në qafë” – gjatë një tubimi në Utah
- LAJMI I FUNDIT/ Vdes aleati i Trump, Charlie Kirk u qëllua me plumb në qafë gjatë një aktiviteti
- Kemal Matoshi bartës liste për këshilltarë në komunën e Çairit nga AKI
- Avokati Memet Seferi, kandidat i VLEN-it për Komunën e Vrapçishtit
- “Do t’ju hapim barkun me plumba”- Forcat ‘Shqiponja’ në Shkodër kërcënohen nga dy persona, njëri prej tyre efektiv i FNSH
- Muhamet Elmazi: Llokës duhet t’i kthehet krenaria dhe siguria që meriton
- Tensionet rriten: Trump paralajmëron Putinin pas incidentit me dronët në Poloni
- Ramadan Imeri kandidati i pavarur: Zgjidhje për Dibrën, jo fjalë boshe