Viti i ri shkollor në shkollën fillore “Naim Frashri” në Lagjen e trimave në Kumanovë ka nisur me një skandal të vërtet. Në rrjetet sociale janë zbuluar fotografi nga gjendja e librave të cilat duhet që t`i përdorin nxënësit shqiptar të kësaj shkolle.
Bekim Aliu, prind dhe banor i Lagjes trimave përcjell shqetësimin me opinionin duke porositur ministrin e arsimit dhe shkencës, Arbër Ademi që të reagoje menjëherë.
“- Ministër Arbër Ademi po nuk more masa menjëher tek shkolla ” Naim Frashëri ” tek LAGJA E TRIMAVE në Kumanovë kot je ulë aty në at karrik …
PRINDËRIT E NXËNËSIT E LAGJËS SIME PO ANKOHEN SHUMË DHE E KAN ME DREJT …
LIBRAT QENKAN KATASTROF LERE QË NUK KAN LLAPTOPA E KOMPJUTERA POR RRYMA NUK JU BAN PËR ME E LIDH INTERNETIN E RRYMËN …
SHKO SHIFE EDHE BINDESH. O MINISTER ….”, shkruan Bekim Aliu në profilin e tij në Facebook./Almakos/