Deputeti i LSDM-së, Muhamed Zeqiri, i cili sot dëshmoi për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Republikës së Maqedoni theksoi se në bankën e të akuzuarve midis të akuzuarve e ka parë personin i cili mbante armë në sallën për konferenca.
“Personi i cili e mbante armën sot e pash në bankën e të akuzuarve dhe është ndër të akuzuarit. Atë që të gjithë e dimë është Igor Jug. Unë në deklaratë e kam përshkruar si është dukur njeriu që e mbante armën dhe të cilit i ka rënë arma në sallën për konferenca dhe më pas është ulur për ta marrë”, deklaroi Zeqiri pas përfundimit të marrjes në pyetje.
Paraprakisht në dëshmimin në Gjykatën penale tha se nga kabina e galerisë së sallës për konferenca ku është fshehur nga turma së bashku me edhe katër kolege ka parë një person tullac me mjekër i veshur me bluzë të zezë si në dorën e djathtë pas shpine mbante armë. Ai person ishte në radhën e tretë të turmës.
Lidhur me pohimin e mbrojtjes se ka më shumë njohur dhe se në deklaratën në prokurori ka dhënë edhe fakte tjera, Zeqiri deklaroi pas përfundimit të marrjes në pyetje se deklarata është e njëjtë.
Gjykimi do të vazhdojë edhe nesër me dëgjimin e katër dëshmitarëve, mes të cilëve edhe kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. I pari do të dëshmojë ish-deputeti Nikolla Todorov dhe pas tij do të vijojnë dëshmitë e Vesel Memedit, Zoran Zaevit dhe Oliver Spasovski.
Në seancën e kaluar dëshmuan Damjan Mançevski, Frosina Remenski, Pavle Bogoevski dhe Ilija Nikollovski.