1 September 2018 / 16:19
Kaosi në bulevardin Cvetan Dimov që të con drejt komunës së Cairit si duket do të zgjasë edhe për një kohë të gjatë. Policia e trafikut e cila për disa ditë vendosi rendin duke mundësuar qarkullimin e lirshëm të makinave, tani më nuk shihet në rrugë duke mundësuar sërish krijimin e kaosit nga ndalimet e paligjshme përgjatë buleveradit që shkaktojnë nervozizëm tek banorët.
”Kjo është më tepër se katastrof, këmbësort nuk kanë ku të shkojnë kjo është kos, kjo është turp për ne, duhet me mar iniciativ sa më shpejt se ske ka kalon, as shenja nuk ka as parking kjo është një katastrof e madhe.”
“Këtu nuk ka rregulla, un ktu nuk mund të vozisë makinë marrë taksi, këtu duhet regulla rruga nuk do të thotë asgjë por rregulla nuk ka, këtu pse e shkel me makinë ska gajle, rregulla ska hiç,”
”Është dashur moti kohë por ka mbet askund, kanë filluar pjesë andej nuk kalohet, nuk ka për këmbësor lirim, veteran në çdo anë”
Nga komuna disa herë kanë premtuar zgjidhjen e problemit në këtë segment rrugor, por deri më tani pa epilog konkret. Kreu i komunës, Visar Ganiu thotë se zgjidhja do të gjendet në bashkëpunim me qytetin e Shkupit.
Pengesë e madhe është radiusi ku për momentin e kërkon qyteti i Shkupit sektori për komunikacion ku e kërkon të jetë tepër i madh ndërsa ne kërkojmë të zvogëlohet dhe kemi argumentet edhe arsyet tona për shkak se edhe në metropolet edhe më të mëdha se qyteti i Shkupit kemi rreth rrotullime të cilat janë me radius shumë më të vogël se at që e ka paraparë me ligj institucionet përkatëse,,
Këto komente kreu i Çairit Visar Ganiu i bëri gjatë aksionit për pastrimin e territorit të kësaj komune, aksion ky i cili u morr nga të punësuarit e administratës së komunës.
Alsat