Veprimtarja e shquar kombëtare Rexhije Avdiu- Xheladini nga qyteti i Kumanovës ka refuzuar mirënjohjen e dhënë për nga disa organizata të thirrura në emër të çështjes kombëtare për faktin se, zonja Avdiu Xheladini konsideron se idealet për të cilat ajo është sakrifikuar sot nuk i sheh askund, shkruan gazeta Lajm.
Avdiu Xheladini revoltën e saj e ka shprehur nëpërmes një kolumne pas organizmimit të Akademisë përkujtimore me rastin e 30 vjetorit të demonstratave të 29 gushtit viti 1988, ku janë shpërndarë mirënjohje për kontribuesit dhe pjesëmarrësit në këtë demonstratë.
“Pёrderisa diskriminimi im dhe i familjes sime vazhdon akoma, me refuzimin e mirёnjohjes dua tё pёrҫoj mesazh te tё gjithё ata qё kanё zemёr, sy e veshё se unё nuk dua tё shёrbejё si urё e krekosjes sё atyre qё janё nё pozita, prej nga vazhdojnё ende tё nёpёrkёmbin pozicionin tim nё shoqёri dhe tё arsimit shqip nё pёrgjithёsi. Po ashtu dua tё cek edhe faktin se pas pluralizmit nё Maqedoni, Ministrinё e Arsimit e kanё udhёhequr kryesisht partitё shqiptare, megjithatё kushtet e arsimit nё Kumanovё i lanё nё gjendje tё mjerueshme, pa ndёrtesa shkollore, pa paisje profesionale dhe salla sportive”, shkruan mes tjerash në kolumnën e saj zonja Avdiu- Xheladini.
Rexhije Avdiu Xheladini është ndër femrat e rralla në mos e vetmja që ka qëndruar në vijën e parë të frontit duke kërkuar të drejta të barabarta në ish Jugosllavi, kur shumë të a.q. veprimtarë aso kohe kanë bredhur rrugëve të mërgimit dhe prej atje kanë shkruar poezi për atdhedashurinë.