Deri në fillim të nëntorit pritet të fillojnë aktivitetet rreth ndërtimit të rrjetit infrastrukturor në zonën industriale Vizbeg. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski, i cili sot ishte për vizitë pune në komunën e Butelit, deklaroi se deri nga mesi i shtatorit Ndërmarrja publike “Ujësjellësi” duhet ta përgatisë projektin pas çka Ministria e Transportit dhe Lidhjeve do ta shpallë tenderin.
“Ndërtimi i infrastrukturës në zonën Vizbeg është premtim parazgjedhor i Qeverisë dhe ne këtë do ta përmbushim. Në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë janë caktuar 20 milionë denarë që janë të dedikuara për fillim të infrastrukturës në pjesën e ujësjellësit dhe kanalizimit”, tha Sugareski. Projekti do të kushtojë nga shtatë deri në nëntë milionë euro me qëllim që në periudhën e ardhshme tërësisht të përfundojnë punimet infrastrukturore në zonën industriale Vizbeg. Krahas aktiviteteve në zonën industriale Vizbeg, kryetari i komunës Velimir Smilevski paralajmëroi se në periudhën e ardhshme Buteli do të jetë komunë ku do të zhvillohen një sërë aktivitete ndërtimore.
Sipas tij, një nga problemet më të mëdha me të cilët ballafaqohet komuna është mospasja e kanalizimit atmosferik.
“Komuna jonë ka probleme me kanalizimin dhe ujësjellësin dhe shpresoj se me ndihmën që do të na japë Qeveria në periudhën e ardhshme do t’i realizojnë të gjithë projektet e premtuara”, deklaroi Smilevski pas takimit me ministrin Sugareski.
Data 25.08.2025
Aktuale
- Izet Mexhiti: Barazia gjinore, themel për një Çair më të fortë
- Makina përplas këmbësorin, humb jetën 66-vjeçari! Shoqërohet drejtuesi i mjetit (EMRAT)
- Nesër vazhdon gjyqi për ish-drejtorin e Geriatrisë, Muhsin Arifi për marrje ryshfeti
- Edhe pas tre javësh, ende asnjë i ndaluar për thirrjet nacionaliste në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë
- Beteja për Listën Serbe: A do të kërkojë Gjykata Supreme prova të reja?
- “Ishte xheloz, mami i kërkoi divorcin!”- Vrasja e 36-vjeçares nga bashkëshorti në Greqi, vajza e çiftit zbulon dinamikën e ngjarjes: Nëna thirri për ndihmë, babi e tërhoqi nga flokët dhe…
- Gashi pret delegacionin e liderëve të rinj politik nga SHBA
- ALKO-IMPEX lë në gjendje të mjerueshme aksin Ura e Fshatit-Qafë Buall, banorët: Është katastrofë! Kontraktori mori milionat, nuk bën investime