Deputetët e Parlamentit të Republikës së Maqedonisë janë konfuzë për atë se kush dhe si do e udhëheqë fushatën e referendumit për çështjen e emrit. Të zgjedhurit e popullit tani po e presin vendimin final të Qeverisë së Zaev dhe kreut të Kuvendit. Deputet i shumicës parlamentare Goran Milevski thotë se të mërkurën pas koordinimit me kreun e Kuvendit Talta Xhaferi, pritet që të mësohen detaje të reja për fushatën. Sipas tij nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje, atëherë secili deputet në vete do e mbështet fushatën ashtu siç mendon së është më së miri.
Atë po mundohem të ua them. Se a do të jenë partitë politike, ne si deputet individualisht do të udhëheqim dhe paguajmë fushatë, apo partitë, qeveria dhe opozita, pa marrë parasysh nëse janë pro apo kundër, ende nuk kemi asgjë konkrete të cilën do të mundja që ta ndaj me ju. Kryetari i Parlamentit mendoj se ende është në pushim. Kthehen të mërkurën, ashtu që do të presim dhe pas festave mendoj se do të qartësohet situata si për ju ashtu edhe për ne. 16-35 Ka hapësira ligjore. Këto hapësira ligjore është dashur që t’i pastrojë KSHZ-ja megjithatë ja edhe ata e kanë lënë këtë hapësirë. Qeveria mundohet të jep disa propozime, Parlamenti gjithashtu dhe do të kemi një vendim përfundimtarë. Nëse nuk kemi vendim përfundimtarë, atëherë secili kokë në vete do të veprojë sido që i ka planet” tha Goran Milevski , deputet i shumicës Parlamentare.
Deputeti i Besës së Kasamit, Fadil Zendeli vlerëson se Kuvendi nuk ka kompetenca për të udhëhequr fushatën për referendumit. Zendeli thotë se shumë faktorë tjerë si OJQ-të dhe intelektaulët janë lënë jashtë kornizave të fushatës për referendum, e që sipas tij, ka mjaftë ndikim negativ.
Personalisht mendoj se Kuvendi nuk ka kompetenca të tilla si organ dhe natyra e funksionimit të Kuvendit si organ ligjvënës nuk është që të del në teren dhe të zhvillojë aktivitete të kësaj natyre. 06-18 Ajo që vlerësoj që mbetet jashtë këtij organizimi zyrtarë të referendumit janë gjithë ata faktorë që nuk janë në Kuvend, që janë jashtë Kuvendit, si OJQ bartës të ndryshëm, intelektual të cilët mund të jenë të interesuar që ta japin kontributin e vet në procesin e debatit për referendumin dhe ndoshta mbeten jashtë këtij organizimi zyrtar ku bartës do të jetë Kuvendi”- deklaroi Fadil Zendeli, deputet i Besës së Kasamit.
I paqartë ende mbetet qëndrimi i partisë më të madhe opozitare, VMRO-DPMNE-së nëse do e bojkotojë, përkrahë apo kundërshtojë referendumin. Kreu i VMRO-së Hristjan Mickoski është nën presion të vazhdueshëm të pyetjeve të adresuar publikisht nga oponentët e tij të LSDM-së, që të deklarohet për rolin e tyre në referendum.
Besian Leka