16 August 2018 / 9:50
“Titaniku” sot do t’i jap fund pushimeve të gjykatës. Sot vazhdon gjykimi për mashtrim zgjedhor, ku përveç ish kryeministrit , të akuzuar janë dhe ish bashkëpunëtorët e tij të afërt Gordana Jankullovska, Ilija DImovski, Mile Janakievski, Martin Protugjer si dhe Kiril Bozhinovski.
Seanca e fundit gjyqësore për lëndën “Titanik” duhej të mbahej më 3 korrik, mirëpo u shty për shkak të mungesës së të akuzuarës Gordana Jankulloska, e cila ka pasur rrezikshmëri të shtatzënisë.
Ndërsa më 22 gusht fillon gjyqi për ndërhyrjen e përgjakshme në Kuvend. Atje, 30 persona janë akuzuar për kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetues dhe sigurisë. Mitko Çavkov , ish-drejtor i Byrosë për Siguri Publike, deputetët e VMRO-DPMNE-së, Kërsto Mukoski, Ljuben Arandudov, Johan Tarçullovski dhe Ljupço Dimovski janë në listën e të akuzuarve për ngjarjet e vitit të kaluar.