Në konferencë për shtyp Ministri për Transport dhe Lidhje Goran Sugareski tha se “Nuk është e saktë se Qeveria qëllimisht e anuloi thirrjen publike për ndarjen e përkrahjes financiere për fluturime të lira”.
Duke reaguar ndaj akuzave të sotshme të OBRM-PDUKM-së, ministri Sugareski tha se Komisioni që e ka udhëhequr procedurën e thirrjes publike ka vepruar në pajtim me procedurat dhe rregullat ligjore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Komisioni që e udhëhiqte procedurën ka vepruar në pajtime me të gjitha rregullat ligjore dhe si rezultat i raportit të tyre, Ministria solli vendim për anulimin e thirrjes publike. Nuk ka lëshime të vogla dhe lëshime të mëdha. Ka rregulla ligjore precize dhe procedura të cilat duhet të respektohen, ndërsa në këtë rast Komisioni i ka ndryshuar. OBRM-PDUKM-ja nuk mund të paramendojë se si punohet në mënyrë ligjore dhe me respektim të procedurave”, tha Sugareski.