14 August 2018 / 16:16
Qeveria në seancën e sotme qeveritare, diskuton rreth shkarkimit të drejtorit të sigurisë publike, Laze Velkovski. Ministri i Bujqësisë Ljupço Nikolovski, dy orë pas fillimit të seancës qeveritare, informoi se ende nuk ka diskutim lidhur me çështjet kadrovike, pasi janë të përqendruara në pikat e integrimit evropian. Press shërbimi i qeverisë paralajëmroi detaje pas përfundimit të seancës, por është e paqartë nëse do të diskutohet për pasardhësin e mundshëm të postit të shefit të sigurisë publike, pasi kryeministri Zoran Zaev dje tha se do të duhet kohë për të shqyrtuar zgjidhjet e mundshme për drejtorin e ardhshëm. Megjithatë, lajmi i gazetës “Nezavisen” për abuzim të ri në Ministrinë e Brendshme, e tejkaloi njoftimin zyrtar të pritur të Qeverisë për shkarkimin e Velkovskit. Ky medium publikoi fotografi me të cilat pretendon se shefi i Alfa-ve, Primislav Dimovski me makinë zyrtare ka qenë në fundjavë në Ohër. Gazeta shkruan se në fundjavë ai supozohej se duhej të merrte pjesë në një martesë të vajzës së mikut të tij në një objekt hotelierik përskaj liqenit. Por, Nga Ministria e Brendshme mohojnë çdo keqpërdorim.
VIZART
“Lidhur me informacionin për shkeljen e pretenduar të Urdhrit për përdorimin e automjeteve zyrtare në Ministrinë e Brendshme, informojmë se Primislav Dimovski, në pajtim me Urdhërin dhe në lidhje me Rregulloren për ndarjen, përdorimin, mirëmbajtjen dhe rinovimin e automjeteve të Ministrisë së Brendshme, ka të drejtë të përdorë 24 orë në ditë automjetin zyrtar. Ministria e Punëve të Brendshme është e njohur me lëvizjen dhe përdorimin e automjetit në këtë rast nga ana e kryeshefit, dhe informojmë se kjo bëhet me qëllim të kryerjes së detyrave zyrtare”.
Brenda dy javëve, ky është skandali i dytë që trondit MPB-në duke keqpërdorur automjete zyrtare për qëllime private. Sipas informatave jozyrtare, në publik si kandidatë të mundshëm për kreun e BSP përfliten Mile Zeçeviq, ish-drejtor i DSK-së dhe këshilltar i tanishëm i jashtëm i kryeministrit, Sasho Tasevski, i cili është shef i departamentit të sigurisë, i njohur gjerësisht si Drejtoria e gjashtë, si dhe pjesëtari shumëvjeçar i Ministrisë së Brendshme, Kiril Mitiq.
Alsat-M