Drejtoria Doganore e Republikës së Maqedonisë me paralajmërimet e ndryshimit të Ligjit për Banka, do të fitojë të drejtën që të bllokojë llogaritë bankare të personave fizik, të cilët kanë borxh të caktuar doganor.
Drejtori i Drejtorisë Doganore, Gjoko Tanasoski sqaroi se deri më tani procedura është kryer nëpërmjet Drejtorisë për të Ardhura Publike, sepse nuk ka pasur bazë që ta kërkojnë bllokimin e llogarive bankare direkt në banka.
Ai tha se edhe më herët është bërë kërkesë deri tek bankat, por kanë marr përgjigje se nuk ka bazë për të cilën mund të bllokojnë llogarinë bankare të personave fizik.