Sapo autoritetet asgjesojnë një deponi të egër, një tjetër krijohet pak metra më tej. Mbrëmë banorët e Kumanovës u shqetësuan nga tymi i zi dhe era e keqe e një deponie të cilës dikush i vuri flakën.
Qytetarët që sot anketuam, thonë se mungon vetëdija qytetare pasi grumbujt e plehrave i bëjnë vetë ata.
“Vet qytetarët duhet të vetëdijsohen e mos të hedhin mbeturina ngado, që të kemi një qytet më të pastër, thjesht kjo është për të mirën tonë”.
“Punëtorët e ndërmarrjes për pastrim, janë duke kryer detyrën sic duhet, mirëpo kjo nuk do të thotë se është e mjaftueshme pasi që vazhdimisht duhet të bëjnë edhe iniciativa të tjera të marrin masa konkrete, që të shkoj kjo punë deri në fund sa më mire”, u shprehë qytetarët.
Drejtori i “N.P. Pastrimi dhe Gelbërimi”, Daniel Stojcevski, për TVM2 thotë se deponitë e egra pastrohen vazhdimisht, madje janë vënë edhe kazanë plehrash sshtesë, por kjo nuk i Pengon qytetarët e papërgjegjshëm të vazhdojnë të hedhin plehra madje edhe me kamioneta, gjithkund ku munden.
“Për fat të keq kemi deponi të egra në lokacione të ndryshme. Ne si ndërmarrje publike kemi siguruar kontjeneë në të cilat qytetarët mund t’i hedhin mbeturinat, e pastaj ne si ndërmarrje, sipas planit të paraparë, dy herë në javë bëjmë pastrimin e tyre. Por për fat të keq hasim në qytetarë të papërgjegjshëm të cilët me motokultivator apo me kamioneta bëjnë hedhjen e mbeturinave të ndryshme në vende të ndryshme dh ekështu krijohen deponi të egra të reja”, theksoi drejtori i “N.P. pastrim dhe gjelbërim” – Kumanovë, Daniel Stojcevski.
Nga “N.P. Pastrimi dhe Gjelbërimi”, apelojnë deri tek qytetarët që sidomos tani gjatë temperaturave të larta, të mos hedhin mbeturinat pa kontroll pasi kështu vetëm shtojnë rrezikun e epidemive të ndryshme por edhe rrezikun nga ndonjë zjarr.
RTVM2