Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë ende nuk ka konfirmim zyrtar nga autoritetet afgane lidhur me lajmin për shtetasin e Maqedonisë i cili u rrëmbye dhe vrarë në Kabul, ndërsa disa media tashmë kanë publikuar se viktima është një 37 vjeçar i fshatit Lubanc, duke iu referuar deklaratave të banorëve nga fshati.
Sipas publikimeve në mediat e huaja pardje, shtetasi i Maqedonisë së bashku edhe me dy persona nga Malajzia dhe India, janë rrëmbyer dhe vrarë në kryeqytetin e Afganistanit.
Të tre kanë punuar në “Sodesko”, kompania e dytë për nga madhësia për ushqim dhe ketrig në botë. Kompania “Sodesko”, pardje shprehi ngushëllim përmes një kumtese deri te opinioni për humbjen tragjike të të punësuarve të saj.