Sa më shumë që afrohet data e mbajtjes së referendumit, aq më shumë po rritet edhe presioni i faktorit ndërkombëtar ndaj Maqedonisë dhe shtimit të vizitave të diplomatëve të huaj. Analisti PolitikIsmetRamadani, thotë se Marrëveshja me Greqinë ka karakter ndërkombëtar dhe si marrëveshje përfshinë dhe zgjon interesin faktorit ndërkombëtar.
“Në fakt kjo marrëveshje me Greqinë, është marrëveshje edhe me faktorin ndërkombëtarë, dhe ky fakt sigurisht se implikon dhe zgjon interesim konkret të faktorit ndërkombëtar. Sa më shumë që afrohet referendumi, gjithnjë e më shumë do të angazhohen diplomatët, vetëm e vetëm për të kaluar referendumI, sepse ajo në fakt jep një orientim drejtë NATO-së dhe BE-së edhe për shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor”, deklaroi analisti politik, Ismet Ramadani.
Mendime të ndryshme kanë edhe qytetarët, marrëveshjen me Greqinë e shohin si alternativë të vetme, ndërsa disa të tjerë kërkojnë mosndryshim të emrit.
Qytetarët e vendit me 30 shtator do të shprehin mëndin se a “A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”.