Ramadan Ramadani ka reaguar ndaj informacionit për mysafir të mbretit për në Haxh, ku Reis Ulemaja Sulejman Rexhepi në mesin e pesë personave të prezantuar si punonjës të BFI-së, dy prej tyre janë polic, transmeton Almakos.
Ramadani e quan turp atë që hoxhallarët po heshtin ndaj zullumit të Sulejman Rexhepit në mënyrën që edhe polic të rrejshëm po vendos si hoxhallarë dhe po i dërgon falas në Haxh.
“Mjafton si turp për hoxhallarët që heshtin ende ndaj zullumit që ai mashtruesi që rrejshëm prezantohet si reiz ka vëndu milic rrejshëm si hoxhallarë #dolezullum #xhiomarjapërrezilin #skandal #haxhgratis
E hoxhallarët do duhej të ishin të parët…
Në krejt kundërvimin ndaj zullumit që vite me radhë ndodh në dhe rreth BFI-së në Maqedoni vërehet se shtresa që më së paku kyçet në këtë kundërvënie janë hoxhallarët. Me hoxhallarë këtu nënkuptoj krejt ata që kanë kryer arsim sipëror në shkencat islame dhe si të tillë bëjnë pjesë, së paku nominalisht, në atë që do mund të quhej klasa intelektuale e një përfaqësimi fetar në vend.
Kurse do duhej të ishte e kundërta. Shkaku i shumë sebepeve e prej tyre më ashiqarja është se prezantimi i rrejshëm si kryetarë dhe kryesi e Bashkësisë Fetare Islame këtu ndër ne mban edhe titullin “reisul-ulema” (kryetar i dijetarëve). Pra kreu i mafias që blen e shet të pashitmin vakëf, shet viza për haxh të dhëna gratis dhe më së paku kryeson me punët fetare në këtë vend ka zaptuar edhe titullin kryetar i hoxhallarëve. Nga kjo më së paku do duhej që secili që është dhe din veten për hoxhë të distancohet nga ky përfaqësim. E mandej edhe të përkrah dhe ti bashkëngjitet çdo kundërvënie ndaj zullumit dhe keqpërdorimeve të shumta që ndodhin në institucionin që pretendon ti përfaqësojë myslimanët e këtij vendi.”, reagoi Ramadan Ramadani./Almakos/