Sot në hapsirat e zyrës së Kombeve të Bashkuara me ftesë të Kordinatores së përhershme të Kombeve të Bashkuara znj. Luiza Vinton, zëvedësministrja e financave Dr. Shiret Elezi morri pjesë në mbledhjen e përbashkët me Ministrinë e shëndetësisë dhe agjencionet e Kombeve të Bashkuara, në të cilën mbledhje diskutuan sfidat dhe mundësitë për futjen e një spektri të ri në shërbimet mjekësore.
Bëhet fjalë për iniciativë për tentim të sigurohen shërbime shëndetësore për njerëzit më afër shtëpive dhe njësite lokale, dhe në të njëjtën kohë të promovohen opcionet preventive, dhe prej këtu Ministria e shëndetësisë në bashkëpunim me agjenconet e Kombeve të Bashkuara debatojnë për rishikim të sistemit ekzistues, duke krijuar shërbime spitalore më cilësore dhe më përfshirëse.
Ministria e financave me Buxhetin e vitit 2018 për ministrinë e shëndetësisë siguroi mjete me vlerë prej 6.674.765 mijë denarë. Në kuadër të mjeteve të siguruara me buxhetin të shëndetësisë për vitin 2018 do të zbatojë aktivitetet që do të synojnë përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore dhe kushtet për kujdes më të mirë shëndetësor për popullatën. Në fakt, kjo çon në komunikimin e përmirësuar dhe qasjen në shërbimet shëndetësore, mbulimin e popullsisë me vaksina, duke siguruar insulinë të pacientëve insulinë-varur, ilaçe për pacientët me sëmundje të rralla, sigurimin e kujdesit spitalor për pensionistët përmirësimin e shërbimeve primare dhe shëndetit publik dhe zbatimin e vazhdueshëm të të gjitha programeve parandaluese dhe kurative shëndetësore.
Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga ministria e shëndetësisë, ministria e punës dhe politikës sociale, kryetarë të komunave, anëtarë të agjencioneve të KB të cilët meren me sigurimin e mbrojtjes shëndetësore dhe shërbimeve në komunat, përfaqësues të Kryqit të kuq dhe organizata tjera qytetare dhe ekspertë. Në takim u potencua dhe sistemi i financimit të shërbimeve mjekësore, avancimi i decentralizimit fiskal në sferën e shëndetësisë primare si një nga reformat e mundshëm në të ardhmen.