Në kohën kur institucionet vendore nuk funksionojnë dhe qytetarët janë të zënë pas çështjes së emrit, LSDM po shfrytëzon kohën për të vjedhur shtetin akuzojnë nga VMRO–DPMNE. Sipas tyre Zoran Zaev, funksionarët dhe të afërmit e tij fitojnë miliona, ekonomia shënon stagnim dhe rritje më të ulët në rajon, ndërkaq, funksionarët garrojnë se kush do të ngas veturë më luksose.
“Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkët pranë qeverisë së Maqedonisë ka shpallur tender për rinovimin e veturave për ministrat dhe drejtorët e ndërmarrjeve publike, për të cilët Zoran Zaev ka thënë se nuk është racionale. Qeveria e LSDM ka vendosur të harxhojë 1,7 milion euro, para të qytetarëve për të blerë vetutra të reja nga marka luksoze, të tipit Passat. Këto dokumente janë shpallur në web-faqen për furrnizime publike. Tenderi është publikuar në maj, dhe për të është paraqitur vetëm një kompani, që është zgjedhur për furrnizim”, tha Vladimir Nelloski, nga VMRO–DPMNE.
Reagojnë nga LSDM. Apelojnë VMRO–DPMNE-në të marrin shembull nga qeverisja e tyre se si duhet të punohet.
“VMRO kriminele mundet të mësojë se si punohet në mënyrë transparente, me përgjegjësi dhe si dëgjohet zëri i qytetarëve. Investimet e huaja prej 235 milion euro vetëm në kuartalin e parë të vitit, rritja e pagës mesatare mbi 24 000 mijë denarë, rritja e prodhimit industrial janë vetëm disa tregues të rritjes ekonomike që vërtetojnë politikën ekonomike të suksesshme të qeverisjes nga LSDM. Nuk ekziston vjedhje më e madhe nga ajo që ka bërë VMRO rresht për 11 vjet”, thuhet në reagimin e lëshuar nga qendra për komunikim e LSDM-së.
Ekonomia stabile, punësimet e reja, dhe standarti më i mirë për qytetarët, janë disa nga të mirat e qeverisjes së LSDM-së, përfundojnë në përgjigjen e tyre nga LSDM ndaj akuzës së VMRO-DPMNE-së.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU