Katër fëmijëve me diabet melitus tipi 1 prej të cilëve dy nga Ohri, dhe nga një nga Gjevgjelia dhe Sveti Nikolla, për herë të parë u është diagnostifikuar sëmundja pas keqësimit të fundit të gjendjes së tyre shëndetësore lidhur me hospitalizimin e tyre në klinikat në Shkup. Këtë e ka konstatuar Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISHSSH) pas kontrollit inspektues të kryer të jashtëzakonshëm te mjekët amë të fëmijëve. Nga ISHSSH kumtuan se nga kontrolli i parë i dokumentacionit mjekësor të fëmijëve, kanë konstatuar se të gjitha vizitat e fëmijëve te mjekët amë si dhe vizitat në institucionet tjera shëndetësore, kryesisht janë evidentuar me rregull. Udhëheqja e fëmijëve nga ana e mjekëve amë, si dhe nga ana e punonjësve shëndetësor në institucionet spitalore, siç thuhet, është sipas udhëzimeve dhe protokolleve për mjekësi të bazuar në dëshmi.
Nga Klinika për sëmundje të fëmijëve, megjithatë potencojnë se diabeti melitus tipi 1 është sëmundja më e shpeshtë autoimune, e cila karakterizohet me shkatërrimin e qelizave beta të pankreasit, me ç’rast vjen deri te mungesa e kompletuar e insulinës. Një e treta e fëmijëve të sapodiagnostifikuar me diabetin melitus tipi 1 pranohen në gjendje ketoacidozë, e cila kërkon terapi intensive. Fëmijët zakonisht shfaqin simptoma të rritjes së konsumit të lëngjeve, urinimit të rritur, rritje e konsumit të ushqimit, dobësim dhe dhimbje të barkut, prej një deri në katër javë para se t’u përshkruar diagnoza. Republika e Maqedonisë i takon vendeve me incidencë të vogël/të mesme në lidhje me paraqitjen e diabetit te fëmijët. Viteve të fundit ekziston trend i rritjes së numrit të të sëmurëve, që është në pajtim me trendet botërore, thuhet në kumtesën e ISHSSH.
Data 25.08.2025
Aktuale
- Izet Mexhiti: Barazia gjinore, themel për një Çair më të fortë
- Makina përplas këmbësorin, humb jetën 66-vjeçari! Shoqërohet drejtuesi i mjetit (EMRAT)
- Nesër vazhdon gjyqi për ish-drejtorin e Geriatrisë, Muhsin Arifi për marrje ryshfeti
- Edhe pas tre javësh, ende asnjë i ndaluar për thirrjet nacionaliste në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë
- Beteja për Listën Serbe: A do të kërkojë Gjykata Supreme prova të reja?
- “Ishte xheloz, mami i kërkoi divorcin!”- Vrasja e 36-vjeçares nga bashkëshorti në Greqi, vajza e çiftit zbulon dinamikën e ngjarjes: Nëna thirri për ndihmë, babi e tërhoqi nga flokët dhe…
- Gashi pret delegacionin e liderëve të rinj politik nga SHBA
- ALKO-IMPEX lë në gjendje të mjerueshme aksin Ura e Fshatit-Qafë Buall, banorët: Është katastrofë! Kontraktori mori milionat, nuk bën investime